Sport

Liverpooli refuzon ta lirojë Salahun për kualifikimet e Botërorit

 

Skuadra e Liverpoolit ka refuzuar ta lirojë sulmuesin Mohamed Salah për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror për Egjiptin, shkaku i kufizimeve të koronavirusit, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Egjiptit të hënën.

Egjipti është në “listën e kuqe” të Britanisë, kështu që Salahut do t’i duhej të karantinohej pasi të kthehej nga Kairo dhe do t’i mungonte Liverpoolit në dy ndeshje kampionale. Egjipti do të luajë me Angolën në Kairo më 1 shtator kurse katër ditë më vonë, do të përballet me Gabonin në Franceville.