Sport

Malisheva kalon në epërsi ndaj Prishtinës

Skuadra e Malishevës ka kaluar në epërsi ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës që po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”. Golin e epërsisë për Malishevën që për herë të para po paraqitet në elitën e futbollit kosovar, e shënoi sulmuesi Hasan Hyseni.

Hyseni në minutën e 12-të, përfitoi nga gabimi i mbrojtësit Kristi Vangjeli para zonës dhe pasi e kaloi edhe portierin Eglant Haxho shënoi për të zhbllokuar rezultatin.