Sport

Interi nis me fitore bindëse sezonin e ri

Kampioni në fuqi i Serisë A, Interi, ka nisur me fitore të thellë edicionin e ri.

Ekipi i udhëhequr nga Simone Inzaghi fitoi 4:0 ndaj Genoas.

Milan Skriniar hapi serinë e golave. Pos tij shënuan dy transferet Hakan Calhanoglu e Edin Xheko. Një gol e realizoi edhe Arturo Vidal.