Sport

Lushtaku: Me pak fat kemi mundur të dalim me pikët e plota

 

Trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtakut, i vjen keq që futbollistët e tij nuk arritën ta fitojnë ndeshjen ndaj Gjilanit në “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Gjilani në minutën e 90-të siguroi një pikë në udhëtim ndaj Drenicës që ishte në epërsi që prej minutës së 15-të të takimit të parë të edicionit të ri të Superligës në futboll.