Sport

Nuhiu besoi se Drita do ta kthejë rezultatin

 

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu thotë se kishte besim që futbollistët e tij do ta përmbysnin rezultatin dhe ta fitonin ndeshjen ndaj Feronikelit.

Drita fitoi me dy golat e shënuar nga Ardit Tahiri. Tahiri fillimisht shënoi në minutën e 77-të, ndërsa në minutën e 80-të të dytin për epërsinë 2:1 të Dritës. Për Feronikelin golin e vetëm e realizoi Sokol Kiqina në minutën e 42-të.