Sport

Dortmundi humb nga Freiburgu

Borussia Dortmundi ka pësuar humbje në xhiron e dytë të sezonit në Bundesligë. “Milionerët” pësuan 2:1 nga Freiburgu.

Vincenzo Grifo dhe Roland Sallai realizuan golat për vendasit, ndërsa një autogol i Yannik Keitelit ia mundësoi Dortmundit golin e nderit.

Nga dy ndeshje, Dortmundi ka tri pikë, ndërsa Freiburgu ka katër.