Liverpooli e ka shënuar edhe fitoren e dytë në edicionin e ri të Premier Leagues së Anglisë. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp e ka mposhtur të shtunën skuadrën e Burnleyt me rezultatin 2:0.
Është edhe ndeshja e dytë e Liverpoolit pa pranuar gol, ndërsa në dy ndeshje ka shënuar pesë gola.
Golin e parë për Liverpoolin e shënoi portugezi Diogo Jota në minutën e 18-të, kurse të dytin në minutën e 69-të, senegalezi Sadio Mane.
Edhe në këtë ndeshje nuk ishte pjesë e ekipit te Liverpooli, kosovari Xherdan Shaqiri. Raportohet se ai mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga Liverpooli.