Milani e ka zyrtarizuar huazimin e Alessandro Florenzit nga skuadra e Romës. Njoftimin për huazimin e futbollistit të Romës e ka bërë të ditur të shtunën vet klubit kuqezi.
Milani do ta ketë opsionin e blerjes së italianit. Ai do ta vesh fanellën me numrin 25.
“Më ka shtyrë dëshira e madhe për të kaluar te Milani. Ata më donin më shumë se çdo skuadër tjetër përfshirë ekipet nga jashtë, kështu që isha i vendosur të luaj për Milanin. Mezi pres të hyj në fushë”, ka thënë Florenzi për “Milan TV”.
Florenzzi luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa në Serie A ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar 29 herë në 227 paraqitje.