Sport

Sociedadi interesohet për Sarabian

Real Sociedadi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, Pablo Sarabias.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka shkruar të shtunën, se gjasat janë të mëdha që Sociedadi ta transferoj Sarabian para mbylljes së afatit kalimtar.

Mësohet se ekipi spanjoll tashmë ka nisur negociatat me Paris Saint-Germainin për 29-vjeçarin që ka kontratë deri në vitin 2024. S

ociedadi po e kërkon huazimin njëvjeçar te Sarabias, me detyrim të blerjes së kartonit të tij në fund të këtij sezoni.

Sarabia këtë edicion ka një gol në dy ndeshje për PSG-në, ekip të cilit iu bashkua para dy vjetësh nga Sevilla.