Qendërmbrojtësi Aymeric Laporte do të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere.
Mediumet angleze kanë raportuar të shtunën se drejtuesit e Cityt, janë pajtuar që ta nxjerrin Laporten në shitje dhe për kartonin e tij, po kërkojnë të paktën 60 milionë euro.
Laporte këtë edicion nuk do të jetë zgjedhja e parë e Cityt në mbrojtje dhe për këtë arsye do të largohet. Trajneri Pep Guardiola ka vendosur që mbrojtjen t’ia besoj Ruben Diasit e John Stonesit.
Kohët e fundit, interesim për Laporten, kanë treguar Juventusi dhe Real Madridi. 27-vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2018 nga Athletic Bilbao për 65 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Edicionin e fundit, Laporte pati 27 paraqitje dhe dy gola të shënuar në 27 ndeshje për Cityn në të gjitha garat.