Sport

Rritja e Jorginhos nga plazhet e Brazilit në kandidat për “Topin e Artë”

Foto: AP
 

Pas një vere të kaluar duke fituar trofe, ndoshta ishte e përshtatshme që Jorginho të kthehej në fushën stërvitore të Chelseat kohët e fundit me flokë ngjyrë argjendi.

“E tmerrshme”, tha shoku i skuadrës Hakim Ziyech, por kjo nxori në pah besimin pothuajse të paprekshëm të mesfushorit pas një periudhe ku ai u bë mbreti i Evropës. Muajin e kaluar, futbollisti italian u bë vetëm lojtari i 11-të që fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian në të njëjtin sezon, duke shtuar një udhëtim të mrekullueshëm që e ka çuar atë nga plazhet e Brazilit në një fitore të famshme në stadiumin “Wembley”. Ai që atëherë ka përfunduar një “hat-trick” të trofeve evropianë brenda 74 ditëve, pasi javën e shkuar e fitoi edhe Superkupën e Evropës pas fitores së Chelseat ndaj Villarrealit në Belfast. Fitimi i trofeve është bërë “varësi” dhe 29-vjeçari thotë se është “i uritur” për më shumë trofe. Një lojtar që u largua nga shtëpia si adoleshent për të vazhduar karrierën e tij dhe thotë se u detyrua të jetonte me 20 euro në javë si një lojtar i ri në Itali, Jorginho tani po favorizohet nga ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat, Maurizio Sarri për të fituar “Topin e Artë”.