Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëvizja e Rashicës ndaj mbrojtësit të Liverpoolit “pushton” rrjetet sociale

Ndonëse nisi me humbje të thellë aventurën te Norwichi në Premier League, ylli i Kosovës Milot Rashica ka lënë gjurmë në ndeshjen e parë.

Norwichi pësoi 3:0 në shtëpi nga Liverpooli, me Rashicën që u paraqit për 77 minuta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një lëvizje mashtruese e tij ndaj mbrojtësit grek të Liverpoolit, Konstantinos Tsimikas, menjëherë është bërë virale në rrjetet sociale.

Pos lëvizjes që u bë virale, Rashica është lavdëruar për paraqitjen e tij nga tifozët e Norwichit.

24-vjeçari Rashica në afatin kalimtar të verës u transferua nga Werderi i Bundesligës që nuk mbijetoi dhe ra një rang më poshtë në futbollin gjerman. Norwichi për sulmuesin e krahut pagoi 11 milionë euro.