Lyoni është skuadër e radhës që ka shfaqur interesim për futbollistin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.
“L’Equipe” ka shkruan të hënën në mbrëmje se klubi francez e ka bërë një ofertë për 29-vjeçarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShaqiri nuk ishte i përfshirë në ndeshjen miqësore që Liverpooli po e luan aktualisht ndaj Osasunës.
Kjo shton dyshimet se ai mund të largohet nga klubi anglez. Liverpooli po kërkon 15 milionë euro për Shaqirin.
Me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Për shërbimet e sulmuesit të krahut, janë të interesuara edhe disa klube të tjera evropiane, në mesin e të cilave, Roma e Napoli.