Sport

Mirlind Daku debuton me fitore te Osijeku

Sulmuesi Mirlind Daku më në fund ka debutuar me ekipin e parë të Osijekut.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në minutën e 78-të në ndeshjen ndaj Hrvatski Dragovoljac, që Osijeku e fitoi me rezultatin 2:1. Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së katërt të kampionatit kroat.

Për Dakun ky është takimi i parë zyrtar me skuadrën e parë të Osijekut. Ai është kthyer te klubi kroat këtë verë pas huazimit te Ballkani.

Sulmuesi kosovar është shprehur i lumtur me debutimin te klubi kroat.

“I lumtur me debutimin dhe i lumtur me fitoren”, shkroi Daku në rrjetet sociale.

Pas katër xhirove të zhvilluara Osijeku renditet në pozitën e parë me 10 pikë të tubuara.