Sport

Teuta e pafat, pëson gol nga Shamrocku në kohën shtesë

Teuta e Durrësit ka qenë e pafat në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Takimi i zhvilluar të enjten mbrëma ndërmjet Shamrock Rovers dhe Teutës përfundoi 1:0 në të mirë të vendësve.

Golin e vetëm, irlandezët në stadiumin Tallaght në Dublin, e shënuan në minutën e parë të kohës shtesë, nëpërmjet mesfushorit Aidomo Emakhu.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Shqipëri.