Sport

Karriera e Lionel Messit te Barcelona

Karriera e jashtëzakonshme e Lionel Messit te Barcelona, ka marrë fund të enjten pas 17 sezoneve te skuadra spanjolle. Barcelona nëpërmjet një komunikate, bëri të ditur se Messi nuk do të jetë më pjesë e klubit, përkundër që kishin arritur marrëveshja për kontratën e re. Megjithatë, pengesat financiare dhe strukturale nga rregulloret e reja të La Ligas, e kanë bërë të pamundur qëndrimin e Messit në “Camp Nou”. Messi iu bashkua Barcelonës si 13-vjeçar kurse është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klub, me 672 gola në 778 paraqitje në të gjitha garat me ekipin e parë, për të cilin debutoi në vitin 2003. Ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet me Barcelonën në nivel klubesh, përfshirë këtu dhjetë tituj kampioni në La Liga, shtatë Kupa të Spanjës e katër trofe të Ligës së Kampionëe. Messi, gjithashtu e ka fituar gjashtë herë edhe “Topin e Artë”.

Më poshtë, po paraqesim disa prej datave më të rëndësishme të Messit:

24 qershor 1987 - Messi u lind në Rosario, Argjentinë.

14 dhjetor 2000 - Pas fillimit të tij te klubi Neëell's Old Boys si fenomen i fëmijëve, Messi kalon Atlantikun për të provuar t’i bashkohet akademisë “La Masia” të Barcelona. Zyrtari i klubit, Charly Rexach e nënshkruan kontratën e tij të parë me Barcelonën në një pecetë, pasi ndau një birrë me një ndërmjetës që përfaqësonte Messin.

16 nëntor 2003 - Frank Rijkaard i jep Messit debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës në moshën 16-vjeçare, në ndeshjen miqësore kundër Portos që stërvitej atëbotë nga Jose Mourinho.

16 tetor 2004 - Messi luan ndeshjen e parë zyrtare për Barcelonën në moshën 17-vjeçare.

17 maj 2006 - Messi fiton trofeun e parë të Ligës së Kampionëve edhe pse i vështirë, pasi ai humbet finalen kundër Arsenalit për shkak të lëndimit. Gjatë sezonit 2005/06, ai stabilizohet si titullar në sulmin e Barcelonës, përkrah Ronaldinhos dhe Samuel Eto’os.

10 Mars 2007 - Messi shënon “hat-tricun” e parë për Barcelonën në barazimin 3:3 kundër Real Madridit.

27 maj 2009 - Messi fiton trofeun e tij në dytë të Championsit duke e mundur në finale Manchester Unitedin me rezultatin 2:0. Me largimin e Ronaldinhos dhe angazhimin e Pep Guardiolës si trajner, Messi është bëhet ylli i Barcelonës. Ai bashkohet forcat me Andres Iniestan dhe Xavi Hernandezin për ta udhëhequr Barcelonën drejt “tripletës”.

1 Dhjetor 2009 - Messi fiton çmimin e tij të parë nga një rekord prej gjashtë çmimeve “Balon d’Or” për lojtarin më të mirë. Ai do ta fitojë përsëri çmimin në vitin 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019.

28 maj 2011 - Messi fiton trofeun e tij të tretë të Ligës së Kampionëve për të përfunduar një sezon me titullin e tij të pestë në La Liga. Ai shënon nga jashtë zonës për të shënuar golin e fitores në fitoren 3:1 kundër Manchester United në finalen evropiane.

7 Mars 2012 - Messi bëhet lojtari i parë që shënon pesë herë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pasi Barcelona e mposht 7:1 Bayer Leverkusenin.

20 Mars 2012 - Messi bëhet golashënuesi më i mirë në histori i Barcelonës në moshën 24-vjeçare, pasi tejkaloi 232 golat e Cesar Rodriguezit. Ai do të shënojë 672 gola për Barcelonën.

9 dhjetor 2012 - Messi tejkalon rekordin e Gerd Muellerit të vitit 1972 me 85 gola për klubin dhe vendin në një vit të vetëm. Ai e përfundon vitin 2012 me 91 gola për Barcelonën dhe Argjentinën.

22 nëntor 2014 - Messi bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ligën spanjolle, pasi tejkaloi 251 golat e Telmo Zarraa. Ai vazhdon të shënojë 474 gola në La Liga.

6 qershor 2015 - Messi fiton Ligën e Kampionëve për herë të katërt dhe të fundit, pasi Barcelona mundi Juventusin 3:1 në finale.

6 korrik 2016 - Messi dhe babai Jorge Messi u shpallën fajtorë për mashtrimin e Zyrës Tatimore të Spanjës prej 4.1 milion euro në të ardhura të padeklaruara nga të drejtat e imazhit. Messi dhe babai i tij, i cili shërben si agjent i tij, dënohen me 21 muaj burg, por dënimi hiqet nga një gjykatës sepse ata janë shkelës për herë të parë.

25 nëntor 2017 - Messi nënshkruan kontratën e tij të fundit me Barcelonën, një marrëveshje pesëvjeçare që zgjat deri më 30 qershor 2021. Gazeta spanjolle “El Mundo” zbulon vite më vonë se marrëveshja i sillte Messit 138 milionë euro për sezon, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në sportet botërore.

27 prill 2019 - Messi fiton ligën spanjolle për herë të dhjetë dhe të fundit.

5 shkurt 2020 - Messi sulmon drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal, për dyshimet e tij se ekipi nuk po përpiqet maksimalisht në fushë pas shkarkimit të trajnerit Ernesto Valverde.

17 korrik 2020 - Messi e quan ekipin e tij “të dobët dhe të çrregullt” pasi humbet titullin e ligës.

25 gusht 2020 - Messi i dërgon një faks bordit të Barcelonës duke thënë se ai dëshiron të largohet pas sezonit të parë të klubit pa titull në më shumë se një dekadë. Kërkesa e tij mohohet dhe ai më vonë thotë se do të luajë vitin e fundit të kontratës së tij para se të vendosë për të ardhmen e tij.

23 dhjetor 2020 - Messi tejkalon arritjen e brazilianit Pele prej 643 golave të shënuar për një klub.

17 prill 2021 - Messi shënon dy herë për të udhëhequr Barcelonën në fitoren 4:0 ndaj Athletic Bilbaos në finalen e Kupës së Mbretit. Kupa e shtatë e Messit e bën atë rekordmen të klubit me 35 trofe të fituar në total.