Sport

Laçi mposhtet nga gjiganti belg, Anderlechti

Laçi i Superiores së Shqipërisë është mposhtur nga gjiganti belg, Anderlechti.

Të enjten mbrëma në stadiumin “Elbasan Arena”, Laçi u mposht nga Anderlechti me rezultatin 3:0.

Ishte ndeshja e parë e raundit të tretë në Ligën e Konferencës, apo nivelit të tretë të garave evropiane për klube.

Për të udhëhequrit e trajnerit Craig Bellamy golat i shënuan Hannes Delcroix në minutën e 27-të, Wesley Hoedt në minutën e 42-të dhe Lior Rafaelov në minutën e 61-të.