Sport

City zyrtarizon Grealishin me një çmim rekord në Premier Ligë

 

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa, duke vendosur rekord të ri në futbollin britanik.

Grealish ka kaluar te City për 117 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë ndonjëherë në Premier Ligë. Ai nënshkroi kontratë gjashtë-vjeçare.