Sport

Milani ofron 15 milionë euro për Iscon

 

Skuadra e Milanit ka bërë ofertë për lojtarin e Real Madridit, mesfushorin Isco, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane. Bëhet e ditur se Milani ka ofruar 15 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Iscos gjatë kësaj vere.

Te Reali nuk po llogarisin në shërbimet e Iscos për edicionin e ri dhe mesfushori ka gjasa të mëdha të largohet nga ekipi spanjoll këtë verë.