Sport

Sabitzer kërkon largimin nga Leipzigu

Marcel Sabitzer
 

Kapiteni Marcel Sabitzer dëshiron të largohet nga skuadra e Leipzigut. Mediumet gjermane kanë njoftuar të mërkurën se Sabitzer ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta nxjerrin në shitje.

Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë me Leipzigun deri në vitin e ardhshëm, kurse po kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i Bayernit, Julian Nagelsmann.