Sport

Van Gaal merr drejtimin e Holandës

Foto: AP
 

Louis van Gaal ka marrë drejtimin e përfaqësueses së Holandës për herë të tretë.

69-vjeçari do ta zëvendësojë në postin e seleksionuesit të Holandës, Frank de Boerin, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar pas humbjes në 1/8 e finales të Euro 2020 nga Republika e Çekisë muajin e kaluar.