Sport

Xhaka shënon në humbjen e Arsenalit (VIDEO)

Granit Xhaka ka realizuar një gol të bukur ndaj Chelseat në një ndeshje miqësore. Skuadra e tij u mposht si vendase me rezultat 2-1, derisa Xhaka shënoi me kokë nga një top nga këndi në minutën e 69-të.

Për Chelsean realizuan Kai Havertz në minutën e 26-t dhe Tammy Abraham në të 72-n.