Tottenhami është në kërkim të një sulmuesi të ri. Me Harry Kane që pritet të shitet te Manchester City, drejtuesit e klubit janë në kërkim të zëvendësuesit të anglezit.
Mediat italiane kanë raportuar se Tottenhami ka hyr në garë për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Argjentinasi nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës me zikaltërit.
Këtë situatë po synon ta shfrytëzoj Tottenhami për ta bindur lojtarin të transferohet në Londër.
Për shërbimet e Martinezit interesim kanë shprehur edhe Arsenali dhe Barcelona.