Sport

Liverpooli “blindon” yjet e ekipit

Liverpooli po planifikon t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë.

Sipas “Daily Mirorr” pas Trent-Alexander Aronldit, klubi ka nisur bisedimet edhe me disa lojtarë.

Trajneri Jurgen Klopp thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës se llogarit në shërbimet e portierit Alisson Becker, mesfushorit Fabinho, dy mbrojtësve Virgil Van Dijk dhe Andry Robertson si dhe në sulmuesin Sadio Mane.

Alisson dhe Robertson kanë kontrata deri në vitin 2024 dhe me kontratat e reja në “Anfield” do të mbesin deri në vitin 2026.

Kontrata trevjeçare ekipi anglez do t’i ofrojë Van Dijkut, Fabinhos dhe Manes.