Basketbollisti amerikan Brandon Randoplh është përforcimi më i ri i kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit.
Skuadra nga Suhareka të premten ka konfirmuar transferimin e amerikanit, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare me Yllin.
Randolph është amerikani i katërt që Ylli tashmë e ka konfirmuar për sezonin e ri.
Para tij, Ylli ka angazhuar edhe Barret Bensonin, Rashun Davisin e Tamas Brucen.
Ndërkohë, në krye të ekipit do të jetë trajneri Adis Beçiragiq, i cili sezonin e shkuar e udhëhoqi Yllin drejt titullit të parë të kampionit në histori të klubit, si dhe triumfoi në Ligën Unike.