Feyenoordi eliminoi Dritën nga Liga e Konferencës, pas fitores 3:2 në ndeshjen e kthimit.
Trajneri i skuadrës holandeze, Arne Slot, ka deklaruar pas ndeshjes se Drita u tregua e rrezikshme.
Sipas tij, fati dhe tifozët ishin vendimtar në fitore dhe kalim tutje.
“Të paktën nuk ishte një lojë e mërzitshme. Pothuajse çdo sulm nga Drita çoi në një mundësi për ta. Faktori i fatit dhe tifozë fantastikë ishin vendimtar sonte. Portieri ynë vërtet pati paraqitje të mirë. Sigurisht më duhet të përmend Guus Tilin, por mund të them se i gjithë ekipi meriton një kompliment për mënyrën se si ata vazhduan të luftojnë për fitoren”, tha Slot.
Në rrethin e tretë, Feyenoordi do të përballet me Luzernin
Artikuj të ngjashëm
-
Sloti i kënaqur me mentalitetin e skuadrës
-
Goli ndaj Feyenoordit i shërben Fazliut si frymëzim para finales së Kupës me Dritën
-
Kampanja e nisur me mund në Prishtinë, përfundon në Tiranë për skuadrën e madhe holandeze
-
Jashari beson se Drita do të fitojë në ndeshjen e kthimit
-
Ajzeraj thotë se Drita e meritoi barazimin