Sport

Eliminohet edhe Shkëndija

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës është eliminuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Pas humbjes në ndeshjen e parë 2:0 në Letoni, Shkëndija pësoi edhe në ndeshjen e kthimit 1:0 në Shkup, për t’u eliminuar nga skuadra e Rigës me rezultatin e përgjithshëm 3:0.

Golin e fitores të enjten mbrëma për ekipin nga Letonia, e realizoi Mikael Soisalo në minutën e 52-të.