Sport

Laçi eliminon Craiovan e Rumanisë

Laçi ka shkaktuar një nga befasitë më të bukura në Ligën e Konferencës, duke eliminuar Craiovan e Rumanisë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kurbinasit rezistuan mjaft mirë në ndeshje e dytë duke barazuar pa gola, ndërsa në të parën kishin triumfuar me rezultat 1:0.

Laçi në letër ishte pothuajse i eliminuar, por megjithatë të besuarit e Shpetim Duros ia dolën të kualifikohen në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Laçi do të luajë me Anderlechtin në raundin tjetër.