Partizani i Tiranës është eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës nga skuadra e Baselit.
Pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë në Zvicër, skuadra shqiptare ka pësuar disfatë edhe në ndeshjen e kthimit që u luajt të enjten në stadiumin “Elbasan Arena” me rezultatin 2:0.
Te Baseli, titullarë ishin Taulant Xhaka e Edon Zhegrova. Xhaka luajti gjatë tërë ndeshjes kurse Zhegrova u zëvendësua pas pjesës së parë.