Sport

Hajdukun nuk e shpëton as goli i Sahitit nga eliminimi

 

Hajduku i Splitit është eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pas humbjes në ndeshjen e kthimit në Kazakistan ndaj Tobolit. Dueli i luajtur të enjten, ka përfunduar me rezultatin 4:1 për Tobolin pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 3:1 në favor të ekipit vendas.

Në fakt, Hajdukut ia siguroi vazhdimet Emir Sahiti që shënoi gol në minutën e katërt të kohës shtesë pas disavantazhit prej tri golave.