Sport

Mbrojtësi Hoxha forcon Ballkanin

Mbrojtësi Rrustem Hoxha, i cili sezonin e fundit u shpall kampion me Teutën e Durrësit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, do ta vazhdojë karrierën në Kosovë për sezonin e ri.

Hoxha 30-vjeçar është përforcimi më i ri i Ballkanit dhe këtë e ka konfirmuar të enjten skuadra nga Suhareka.

Hoxha me Ballkanin ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes.

Hoxha sezonin e shkuar ishte ndër më të dalluarit te Teuta, ndërsa karrierë në Shqipëri, ka bërë edhe te Luftëtari e Kukësi.

Krahas titullit të kampionit, ai ka fituar edhe një kupë e një superkupë të Shqipërisë.