Sport

Uzuni asiston dy gola, Ferencvaros kalon në rrethin e tretë kualifikues të Championsit

Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka asistuar dy gola të martën, në fitoren 3:1 që kampioni i Hungarisë, Ferencvarosi e shënoi ndaj Zalgirisit të Lituanisë, në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të fazë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Ferencvaros triumfoi në udhëtim me rezultatin 3:1, ndërsa ndeshjen e parë në shtëpi e fitoi 2:0. Uzuni asistoi golin e parë dhe të dytë të Ferencvarosit, që u shënuan nga Ryan Kabir. Uzuni ka luajtur 76 minuta.