Manchester United ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e qendërmbrojtësit francez Raphael Varane.
Klubet kanë arritur një marrëveshje fillestare prej 40 milionë euro, që mund të rritet deri në 50 milionë varësisht nga bonuset.
Unitedi ka thënë se deri në finalizim të transferimit lojtari duhet të arrihet marrëveshje personale me lojtarin dhe lojtari të kalojë testet mjekësore.
Varane 28-vjeçar ka zhvilluar 360 ndeshje me Real Madridin që nga transferimi nga Lensi në vitin 2011.