Sport

Allegri ka paralajmëruar Ronaldon se duhet ta pranojë edhe stolin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se Cristiano Ronaldo ka “edhe më shumë përgjegjësi” dhe paralajmëron se ai “duhet ta pranojë rotacionin” sezonin e ardhshëm.

Allegri foli të martën për mediat gjatë konferencës së tij, ku edhe u prezantua si trajner i Juventusit. Ish-trajneri i Milanit u kthye në Torino, duke nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me “Zonjën e Vjetër”. Ai kishte kaluar pesë sezone në klub, duke fituar 11 trofe dhe duke arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Tani, e ardhmja e Cristiano Ronaldos duket të jetë në ajër me raportet që e lidhin atë me një lëvizje te Paris Saint-Germaini, por Allegri beson se ylli portugez do të mbetet në Torino. Portugezi dje iu bashkua ekipit në përgatitje për sezonin e ri.

“Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një djalë i zgjuar. Unë fola me të dje ashtu siç bëra me të tjerët. Unë i thashë atij se ky është një sezon i rëndësishëm dhe se jam i lumtur që u takuam përsëri.

Tani, ai ka më shumë përgjegjësi, sepse tre vjet më parë kishim një ekip më me përvojë, ndërsa tani ka lojtarë më të rinj”, tha Allegri.

“Unë pres shumë prej tij për sa i përket përgjegjësisë, ai është në gjendje të mirë dhe është në formë. Ka momente të ndryshme në një sezon, duke luajtur lojë çdo tri ditë dhe do të më duhet të bëjë rotacion në ekip, duke përfshirë të gjithë lojtarët”.

Ronaldo 36-vjeçar iu bashkua Juventusit në vitin 2018 dhe ka kontratë deri vitin e ardhshëm. Sezonin e shkuar, ai shënoi 36 gola në 44 paraqitje.