Sport

Haaland vendos për të ardhmen

Erling Haaland është një ndër lojtarët më të kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane.

Paraqitjet e mira të sulmuesi të Borussia Dortmundit ka bërë që ekipe si Barcelona, Real Madridi, Liverpooli dhe Chesela të synojnë transferimin e tij.

Por vet futbollisti ka bërë të ditur se ai do të jetë pjesë e klubit gjerman.

“Së pari më duhet të ju informoj se kam edhe tri vite kontratë me Dortmundin. Jam duke e shijuar në maksimum kohën time këtu. Por sigurisht edhe trofetë janë të rëndësishëm në karrierën e një futbollisti”, deklaroi Haaland.