Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll (femrat) janë eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla që po mbahet në Nikozi të Qipros.
Kosova pësoi 72:86 nga Irlanda. Irlandezët vetëm në çerekun e fundit krijuan epërsinë e lartë dhe siguruan kalimin në finalen e kësaj gare. Për Kosovën, kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshje të luajtura në këtë garë.
Te Kosova basketbollistet më të dalluara ishin Saranda Daci me 18 pikë, Alexis Renee Tolefree me 16 dhe Era Shatri me 11 sosh.
Ndërkohë të Irlanda e gjithë pesëshja startuese realizoi pikë dyshifore. Fiona O’Dwyer realizoi 20 pikë, Sorcha Tiernan 19, Dayna Fin 14, Claire Melia 13 dhe Rachel Huijsdens 10.
Irlanda në finale e pret fituesin e ndeshjes Luksemburgu – Malta.
Për ekipin A të femrave të Kosovës, kjo ishte hera e parë që u paraqiten në një garë zyrtare të FIBA-s.