Sport

Ajzeraj thotë se Drita e meritoi barazimin

Sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj ka insistuar se Drita e ka merituar plotësisht barazimin kundër Feyenoordit.

Pas barazimit në Prishtinë, Ajzeraj tha se Drita do të udhëtojë në Rotterdam për ta kërkuar kualifikimin në raundin tjetër.

“Kishim të bëjmë me një kundërshtar tejet të organizuar dhe të vështirë, pasi dihet që Feyenoordi është ekip i madh. Mirëpo, ne luftuam dhe nuk u dorëzuam deri në fund për ta mbyllur ndeshjen pa gola. Mendoj se e kemi merituar tërësisht barazim. E kemi edhe një ndeshje, ku do të mobilizohemi dhe do të tentojmë ta bëjmë befasinë duke e eliminuar Feyenoordin”, është shprehur Ajzeraj.