Sport

Drita-Feyenoord, formacionet zyrtare

Descriptive Text

Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nën-kampioni i Superligës së Kosovës FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër gjigantit holandez Feyenoord.

Takimi i sotëm është i pari mes Dritës dhe Feyenoordit, i cili është i vlefshëm për raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, të pranishëm në ndeshjen e sotme do të jenë edhe 30% të tifozëve, respektivisht 3,500 tifozë do të përkrahin nga tribunat skuadrat e tyre.

Tanimë të dy trajnerët, si ai i Dritës Ardijan Nuhiji dhe ai i Feyenoord-it Arne Slot kanë publikuar formacionet me të cilat do të fillojnë këtë ndeshje, dhe ato i gjeni më poshtë.

FC Drita (4-2-3-1): Maloku; Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori; Vuçaj, Jashari; Ajzeraj, Fazliu, Muja; Simonovski

Feyenoord (4-3-3): Bijlow; Malacia, Senesi, Fer, Pedersen; Til, Kokcu, Toornstra; Sinisterra, Bannis, Linssen / KSP