Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll (femrat), është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla që po mbahet në Nikozi të Qipros.
Kosova ka përfunduar e dyta në Grupin B, falë triumfit të Luksemburgut ndaj Qipros me shifrat 90:60, të enjten në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Me këtë fitore, Luksemburgu ka siguruar pozitën e parë në grup me katër pikë të mbledhura, një më shumë se Kosova derisa Qipro ka mbetur në vendin e fundit me vetëm dy pikë.
Kosova në fazën e grupeve, i ka luajtur dy ndeshje, ku ka triumfuar ndaj Qipros dhe është mposhtur nga Luksemburgu.
Në gjysmëfinale të kësaj gare, Kosova do të përballet me Irlandën, që ka përfunduar e para në Grupin A pas fitoreve ndaj Maltës dhe Andorrës. Dueli mes Kosovës dhe Irlandës, zhvillohet të shtunën.
Për ekipin A të femrave të Kosovës, kjo është hera e parë që po paraqitet në një garë zyrtare të FIBA-s.