Basketbollisti nga Shqipëria, Daniel Lekndreaj do të jetë pjesë e skuadrës së Pejës në sezonin e ri.
KB Peja e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e Lekndreajt, i cili me ekipin pejan ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Lekndreaj e njeh basketbollin e Kosovës, pasi për një periudhë ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ekip me të cilin triumfoi në Kupën e Kosovës. Pas largimit nga Prishtina, Lekndreaj iu bashkua Vllaznisë së Shkodrës, ku e mbylli sezonin e shkuar.