Sport

Chelsea e Dortmundi pas Berardit

Pas West Ham Unitedit, edhe Chelsea e Borussia Dortmundi janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Italisë, Domenico Berardi.

Mediumet italiane kanë njoftuar të mërkurën se Berardi pritet të largohet nga Sassuolo gjatë kësaj vere pas paraqitjeve të mira që i pati me Italinë në Kampionatin Evropian.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro, kurse Berardi ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2024.

Sezonin e shkuar, Berardi shkëlqeu te Sassuolo duke shënuar 17 gola në 30 ndeshje të luajtura në Serie A.

Megjithatë, interesim për transferimin e Berardit kanë treguar edhe skuadrat nga Serie A, si Milani, Lazio e Fiorentina.