Sport

Arsenali me ofertë për Locatellin

Manuel Locatelli (AP)

Arsenali po vazhdon interesimin për mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatellin.

Skuadra angleze po synon transferimin e mesfushorit italian gjatë këtij afati kalimtar.

Mediat italiane kanë raportuar se londinezët tashmë kanë dërguar ofertën e parë në drejtim të Sassuolos. “Topçinjtë” i kanë ofruar 35 milionë euro ekipit italian për t’i siguruar shërbimet e Locattelit.

Skuadra italiane nuk ka vendosur ende për të ardhmen e lojtarit.

Locatelli po kërkohet edhe nga Juventusi.