Sport

Gledi Mici beson në fitoren e Prishtinës

Mbrojtësi i krahut të majtë, Gledi Mici, thotë se Prishtina është përgatitur maksimalisht për duelin e së martës kundër Connha’s në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ai beson se do t’ia dalin në ndeshjen e parë, në mënyrë që takimin e kthimit ta kenë më të lehtë.

“Jemi përgatitur që të marrim maksimumin. Nuk është e lehtë pasi janë kampion të vendit të tyre. Jemi në avantash, kemi ekip më cilësorë, por këtë duhet ta tregojmë në fushë në dy ndeshje. Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe ta kemi më të lehtë ndeshjen e kthimit”, tha Mici.