Sport

Ish-kampioni i botës në not refuzon të marrë vaksinën anti-COVID

Foto: AP
 

Ish-kampioni i botës në not, Michael Andrew ka deklaruar se nuk do të pranojë vaksinë anti-COVID, vetëm pak javë para se të nisin Lojërat Olimpike.

Andrew, 22-vjeçar do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të garojë në 100 metra me gjoks, 200 metra përzierje individuale dhe 50 metra stil i lirë.