Sport

Chelsea i ofron rinovimin e kontratës Jorginhos

 

Drejtuesit e Chelseat do t’i ofrojnë rinovimin e kontratës mesfushorit Jorginho me të përfunduar Kampionati Evropian, kanë njoftuar të enjten mediumet britanike.

Mësohet se te Chelsea po duan ta “blindojnë” Jorginhon pas paraqitjeve të mira në “Euro 2020” me Italinë, ku ka arritur në finale të këtij turneu. Jorginho ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por londinezët po duan t’ia rinovojnë edhe për një vit, duke i ofruar kushte më të mira.