Leeds Unitedi ka prezantuar mbrojtësin Junior Firpo. Mbrojtësi i krahut është transferuar nga Barcelona për 13 milionë euro dëmshpërblim.
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me ekipin anglez.
Firpo është shprehur i lumtur me transferimin te Leedsi.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës së Leeds. Gjithmonë kam dashur të luaj në Premier League dhe kjo është një mundësi ideale për mua”, deklaroi Firpo.
Sezonin e shkuar Firpo regjistroi 18 ndeshje për Barcelonën duke shënuar një gol.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.