Sport

Roma ofron 15 milionë euro për Xhakën

Roma raportohet se ka bërë një lëvizje para për mesfushorin e Arsenalit, kosovarin Granit Xhaka, duke i ofruar 12 milionë plus 3 milionë euro bonuese.

“Sky Sport Italia” raporton se Roma ka paraqitur ofertë për ta transferuar 28-vjeçarin, që është dëshirë e trajnerit portugez, Jose Mourinho. Edhe vet Xhaka nuk ka përjashtuar një mundësi t’i bashkohet Mourinhos te Roma.

Xhaka me Zvicrën ka kaluar për herë të parë në çerekfinale të Evropianit. Ai me Zvicrën mposhtën Francën në një të tetën e finales të “Euro 2020” dhe Xhaka u bë lojtari i ndeshjes.