Një numër shumë i madh i tifozëve të Përfaqësueses së Finlandës kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus pasi janë kthyer në shtëpi nga Rusia.
Qëkur tifozët finlandezë janë kthyer në shtëpitë e tyre, numri infektimeve me koronavirus është rritur nga 50 deri në 100 persona në ditë.
Prej këtij momenti është e “rëndësishme që të gjithë të bëjnë test”, ka thënë kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, në Samitin e Brukselit.
Më herët, tre tifozë të Përfaqësueses së Danimarkës dolën pozitivë me variantin delta të koronavirusit që është përhapur shumë në Rusi, pas ndeshjes kundër Belgjikës në Kopenhagë.