Sport

Amerikani Blackshear i bashkohet Trepçës

Gerald Blackshear
 

Basketbollisti amerikan Gerald Blackshear është përforcimi më i ri i KB Trepçës për sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Mitrovica, e ka konfirmuar të enjten transferimin e qendrës Blackshear.

Blackshear (206 cm), edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës nga Sllovenia, Roganska Crystal ku në 32 ndeshje të luajtura, pati një mesatare prej 6.5 pikëve e 4.4 kërcimeve.