Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani e ka vlerësuar fitoren ndaj Folgores, në gjysmëfinale të raundit preliminar të Championsit. Prishtina të martën mbrëma në Elbasan fitoi 2:0. Dominoi plotësisht.
“Ishim të vendosur të luajmë futboll ofanziv, me ritëm të lartë. Kishim volum të lojës, krijuam shumë raste në pjesën e parë, por nuk shënuam. Në pjesën e dytë ishim më të kujdesshëm. Pas realizimit të golit kishim ndeshjen nën kontroll. Goli i dytë erdhi vonë”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes. Tani Prishtina në finale të raundit preliminar takohet me Inter d’Esclades, kampionin e Andorrës. Ramadani ka vlerësuar futbollin e Andorrës. Ka thënë se futbolli në këtë vend është zhvilluar, por po ashtu futbolli në Kosovë. “Do të jetë një përballje e fortë. Do të na duhet përqendrim i madh para portës. Nuk do të krijojmë kaq raste, jam i sigurt, por shpresoj të shënojmë sa sonte”, ka thënë Ramadani.